Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ministrat në qeverinë e saj dhe ekzekutivët në shërbimet publike do t’i zbresin rrogat me nga 20% për gjashtë muajsh e ardhshëm për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.
Zyrat, shkollat dhe shërbimet jo-thelbësore të Zelandës së Re janë mbyllur për tre javët e fundit dhe aktiviteti ekonomik është në gjendje të keqe pasi vendi ka ndërmarrë një nga kufizimet më të rrepta në nivel global, transmeton portali arbresh.info.
Qeveria ka parashikuar që papunësia të rritet për shkak të ngadalësimit global dhe të vendit.
“Këtu mund të ndërmarrim veprime dhe kjo është arsyeja pse e kemi bërë këtë”, tha Ardern në një konferencë shtypi duke njoftuar vendimin.
“Ne e pranojmë se zelandezët që mbështeten në paga, janë duke marrë ulje pagash po edhe e humbasin punën e tyre si rezultat i pandemisë globale”, shtoi ajo.
Zelanda e Re të mërkurën regjistroi 20 raste të reja të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.386. Ka regjistruar nëntë vdekje deri më tani.
Qeveria pritet të vendosë javën e ardhshme nëse do të zgjasë mbylljen e saj aktuale “Niveli 4”./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...