Ish-kryeministrja e Tailandës, Yingluck Shinawatra, u arratis para gjyqit që do t’i bëhej për vjedhjen e miliarda dollarëve nga subvencionimi i orizit.
“BBC” bën të ditur se ajo është arratisur në një nga qytetet më të pasura të botës, në Dubai.
Burime të afërta me partinë e saj thanë se ajo e mori vendimin që të largohej papritur, pak para se të zhvillohej gjyqi në Bangkok.
Shinawatra nuk u paraqit në Gjykatën e Lartë, duke bërë që gjykatësit të lëshonin një urdhër arresti për të.
Avokatët e saj thanë se ajo nuk kishte mundësi të merrte pjesë, sepse “ishte e sëmurë”. Por gjykata e hodhi poshtë këtë argument dhe e shtyu gjykimin për në 27 shtator.
Ish-Kryeministrja Shinawatra ka mohuar çdo akuzë lidhur me skemën që i kushtoi Tailandës, miliarda dollarë.
Por, nëse shpallet fajtore, ajo mund të burgoset deri në 10 vjet dhe të dëbohet përgjithmonë nga politika./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi