Kryeministrja e Norvegjise, Erna Solberg, ka kërkuar ndjesë pasi u zbulua se kishte shkelur rregullat anti Covid të vendit gjatë një feste për ditëlindjen e saj, muajin e shkuar.
Ajo kishte ftuar edhe 13 persona të tjerë për drekën e ditëlindjes në një restorant, në fund të shkurtit. Tubimet publike në Norvegji janë të kufizuara në maksimumi 10 persona, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në një postim të gjatë në “Facebook”, kryeministrja kërkoi ndjesë për veprimet e saj dhe tha se ajo ishte shumë e trishtuar për ç’ka kishte ndodhur.
“Për më shumë se një vit, unë i kam kërkuar kujtdo prej jush të ndjekë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga infektimi”, tha Solberg. “Dhe është një përgjegjësi e madhe për mua si kryeministre të ndjek rregullat dhe rekomandimet, por jam unë ajo që kam gabuar”.
Solberg pranoi se 13 pjesëtarë të familjes së saj darkuan në restorant më 26 shkurt, në një resort sportiv dimëror në Geilo. Kryeministrja tha se vetë ajo u desh të mungonte në darkë pasi ishte dashur të shkonte në një spital për një vizitë për sytë. Por, ditën tjetër, 14 persona u mblodhën për një drekë me sushi, në apartamentin e marrë prej saj me qira, në shkelje të rregullave për tubimet private.
“Më vjen shumë keq. Kjo është e sikletshme, por mbi të gjitha unë jam e trishtuar pasi e di se unë duhet të jap shembullin e para”, tha Solberg.
Çështja është jo pak e sikletshme për lideren e qendrës së djathtë që është përgëzuar për mënyrën se si e ka menaxhuar krizën e shëndetit por që po fillon të përballet me kritika para zgjedhjeve të 13 shtatorit. Solberg është kryeministre e Norvegjisë që nga 2013.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...