Lituania është gati të dërgojë ushtarët e saj në Ukrainë në një mision stërvitor.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte në një intervistë për Financial Times, duke specifikuar se ajo ka “leje” nga parlamenti për të vazhduar, por se Kievi nuk e ka kërkuar ende.
Masa do të shihej nga Kremlini si një provokim, por “nëse do të mendonim vetëm për përgjigjen ruse, nuk mund të dërgonim asgjë,” shpjegoi Simonyte.
E pyetur për stërvitjet bërthamore të kryera nga Moska, udhëheqësja e qeverisë lituaneze tha se dyshonte nëse armët do të përdoreshin, pasi pasojat do të preknin edhe vetë Rusinë.
“Shumicën e kohës erërat fryjnë nga perëndimi në lindje,” vuri në dukje ajo. Simonyte më pas minimizoi raportet se Vilnius kishte ndihmuar Kievin të kthente burra të moshës luftarake në një përpjekje të dëshpëruar për të rekrutuar më shumë ushtarë.
“Ne nuk do të organizojmë deportime ose do të kërkojmë për burra “refugjatë” ukrainas në vend sepse nuk do të ishte e ligjshme,” tha kryeministrja, duke kujtuar se BE-ja u garantoi atyre mbrojtje deri në mars 2025.
Megjithatë, shtoi ajo, ata që i shmangën shërbimit ushtarakëve mund t’i mohohet qëndrimi i përhershëm./abcnews.al
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...