Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, ka thënë se tabloja e sigurisë e shteteve baltike dhe e Evropës Lindore mund të ndryshohet në mënyrë të përhershme, nëse trupat ruse të grumbulluara afër kufirit me Ukrainën fillojnë të integrohen me trupat bjelloruse.
“Ky është moment i 1938-ës për gjeneratën tonë. Neutraliteti e ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën”, tha kryeministrja letone.
Simonyte, e cila të martën pritet të takohet me homologun britanik, Boris Johnson, është një nga politikanët evropianë që janë më të gatshmit për t’i dhënë rast demokracisë dhe për t’i ekspozuar metodat e autokracive.
Qëndrimi i saj e ka çuar vendin me vetëm 2.8 milionë banorë në vijën e frontit të konfliktit ideologjik jo vetëm me Rusinë, por edhe me Kinën, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.
“Ky grumbullimi i tanishëm i forcave ruse në Bjellorusi është i paplanifikuar. Ishte një ushtrim ushtarak rus më 2021. Nëse këto ushtrime ushtarake nënkuptojnë se armatimi dhe trupat do të mbeten në Bjellorusi pafundësisht, kjo i ndryshon llogaritjet në mënyrë thelbësore”, tha ajo.
“Kjo do të nënkuptojë rritje të pranisë së NATO-s dhe ky nuk do të ishte provokim, siç pretendon Moska, por reagim ndaj asaj që ka ndryshuar në kufijtë e NATO-s. Tash kjo është zonë me plot armatim. Trupat ruse që janë në jug të vendit të tij (Lukashenkos) mund të vendosen shumë shpejt. Ka lloje të sulmeve hibride në zhvillim e sipër. Rrjetet e gypave duke rënë. Kështu, fatkeqësisht, operojnë regjimet. Nuk ka vija të kuqe që ato nuk do t’i kalojnë”, shtoi ajo.
Tashmë 300 trupa shtesë nga Gjermania do të dërgohen në Lituani. Të hënën, diplomatët francezë pretenduan se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka siguruar homologun francez, Emmanuel Macron, se trupat ruse në Bjellorusi do të largohen, por kryeministrja lituane thotë se Putini e ndjek politikën e paqartësisë strategjike. “Ajo që ai përfundimisht nuk do të bëjë është që t’i deklarojë qëllimet e tij të vërteta paraprakisht”, tha Simonyte.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...