Kryeministrja britanike nënshkruhet në Librin e Zisë

00:05 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kryeministrja britanike, Theresa May ka shkruar mesazhin e saj në Librin e Zisë për viktimat e sulmit terrorist në Londër.

“Ky sulm terrorist ishte një përpjekje për të shuar demokracinë tonë. Kjo përpjekje dështoi dhe ne sot shprehim ngushëllimet tona tek familjet dhe miqtë e atyre që kanë humbur persona të dashur, ose u janë lënduar njerëz të afërt”.

“Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj Policisë dhe shërbimeve emergjente që kanë treguar dedikim dhe trimëri në këtë sulm”, ka shkruar May në këtë libër,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme