Kryeministri turk Binali Yildirim ka mirëpritur sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të që kanë për cak regjimin e Assadit në Siri, duke i quajtur një hap pozitiv.
Duke folur në kongresin e gjashtë të partisë në pushtet AKP në Stamboll, Yildirim tha: “Ne shohim këtë (sulmet ajrore amerikane) si një hap pozitiv, por duhet të bëhet më shumë për të zgjatur paqen, transmeton portali arbresh.info.
“Populli në Siri është masakruar për shtatë vite. Krimet kanë vazhduar.
“A ju vjen humaniteti në mendje vetëm kur përdoren armët kimike? Ku ishit deri sot?”, pyeti ai.
Shtetet e bashkuara, Britani dhe Franca nisën së bashku sulmet që synonin qendrën kërkimore të dyshuar të armëve kimike të regjimit të Assadit pranë Damaskut, një depo të armëve kimike dhe një qendër komandimi të lidhur me armët kimike të vendosura në perëndim të Homs, tha Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA, Joseph Dunford në një konferencë të përbashkët të shtypit me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes James Mattis.
Helmeta e Bardha, një agjenci e mbrojtjes civile, fajësuan regjimin e Assadit për një sulm të dyshuar kimik më parë këtë muaj, ku thuhej se vranë 78 civilë dhe plagosën qindra të tjerë./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek