Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, e ka dënuar atë që e përshkroi si “një tentim për ta sulmuar” Ambasadën e Izraelit në Stokholm, pasi pranë saj u gjet një objekt që besohej se ishte mjet shpërthyes të mërkurën.
Policia suedeze tha se e ka shkatërruar një “objekt të rrezikshme” pranë Ambasadës izraelite.
Stafi i Ambasadës e kishte njoftuar policinë për objektin, duke nxitur një reagim të madh nga autoritetet për sundim të ligjit, tha Policia suedeze.
“Kjo është shumë serioze. Një tentim për ta sulmuar një ambasadë është tentim për t’i sulmuar ata që punojnë atje dhe vetë Suedinë”, tha Kristersson.
Ai shtoi se autoritetet suedeze janë duke hetuar se “kush ishte dhe kush ishin përgjegjës për këtë”.
Kristersson tha se mbikëqyrja Ambasadës izraelite dhe institucioneve hebraike më Suedi është rritur.
Mjeti u shpërthye në mënyrë të kontrolluar, tha një zëdhënës i Policisë së Suedisë për transmetuesin TV4.
“Ne nuk do të frikësohemi nga terrori”, tha ambasadori izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman.
Policia nuk ka hollësi se për çfarë mjeti bëhej fjalë, apo si kishte arritur ai në afërsi të Ambasadës, dhe tha se ka nisur një hetim për këtë.
Mjeti besohej se ishte një granatë dore e hedhur në afërsi të ndërtesës së Ambasadës, raportoi e përditshmja Aftonbaldet, duke cituar burimet./rel
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...