Google ADS

Kryeministri spanjoll pranon gabimet që i bëri gjatë menaxhimit të COVID-19

08:58 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez mbrojti menaxhimin që qeveria e tij i bëri krizës së coronavirusit. Në një seancë parlamentare, ai tha se merr përgjegjësi për çdo gabim që kabineti i tij mund të ketë bërë në menaxhimin e emergjencës, transmeton arbresh.info.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës, teksa vendi planifikon të nisë planin me 4 faza të zhbllokimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Sançez tha se asnjë qeveri në botë nuk mund të mburret se ka bërë gjithçka në mënyrën e duhur në lidhje me coronavirusin, duke sugjeruar se edhe qeveritë vendore kanë gabuar.

“As qeveria spanjolle, asnjë qeveri në botë dhe asnjë qeveri rajonale nuk mund të mburret se ka vepruar drejt për gjithçka. Ne kemi qenë të saktë për disa çështje dhe kemi gabuar për disa të tjera. Por mund të garantoj se unë marr përsipër përgjegjësinë për gabimet e qeverisë spanjolle”, është shprehur z. Sanchez.

Qeveria e vendit iberik është ndodhur nën kritika të ashpra nga opozita se ka reaguar me ngadalë me testimet dhe se ka blerë pajisjet e gabuara. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ija tha se studimi mbarëkombëtar mbi COVID-19 do të japë rezultatet e para në javët që vjen, kur vendi do të lehtësojë masat kufizuese./arbresh.info/

Të gjitha lajmet për COVID-19, mund t’i gjeni këtu

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme