Evropa “ende nuk është e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën shumë më të fortë dhe Rusinë shumë më të dobët”, ka thënë kryeministri slloven Janez Jansha për Euronews të enjten, duke deklaruar se BE-ja duhet të dërgojë “ndihmë ushtarake” për Ukrainën.
“Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin”, tha Jansha, por shtoi se “nuk ishte i mjaftueshëm. Duhet të përqendrohemi në ndihmën ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, ka shtuar Jansha.
Ndërsa disa vende evropiane mendonin se Rusia do të pushtonte shpejt Ukrainën, Jansha tha se nëse lidershipi politik, partitë opozitare dhe qeveria janë të bashkuara dhe kombi është i përgatitur për të mbrojtur veten, “ata nuk mund të mposhten pavarësisht nga fuqia e ushtrisë së pushtuesit”.
Kryeministri slloven shtoi se sipas tij, zgjerimi evropian do të ndihmonte dhe se ndërsa është një “çështje e vështirë për disa shtete anëtare”, “shumica dërrmuese” mbështet një qasje të shpejtë ndaj Ukrainës dhe shteteve të tjera të Evropës Lindore.
Ai paralajmëroi se nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë, ata mund të përpiqen të pushtojnë Moldavinë ose Gjeorgjinë më pas.
“Tani është e qartë se nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet, këtë e bën dikush tjetër dhe kjo nuk po sjell më shumë paqe dhe më shumë siguri në kontinent”, ka thënë Jansha./arbresh.info/
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...