Kryeministri slloven: Europa nuk është e bashkuar mbi luftën në Ukrainë

23:53 | 14 Prill 2022
Trina Galanxhi

Europa ende nuk është e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën shumë më të fortë dhe Rusinë shumë më të dobët”, ka deklaruar kryeministri slloven, Janez Jansha për Euronews.

Ai ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të dërgojë “ndihmë ushtarake” në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

“Unë mendoj se reagimi europian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe më i fortë sesa pritej nga Kremlini”, tha ai, por shtoi se “nuk ishte 100% i fortë”.

“Duhet të përqendrohemi në ndihmën ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, shtoi Jansha.

Kryeministri slloven shtoi se sipas tij, zgjerimi europian do të ndihmonte dhe se ndërsa është një “çështje e vështirë për disa shtete anëtare”, “shumica dërrmuese” mbështet një qasje të shpejtë ndaj Ukrainës dhe shteteve të tjera të Europës Lindore.

Ai tha se nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë, ata mund të përpiqen të pushtojnë Moldavinë ose Gjeorgjinë më pas.

“Tani është e qartë se nëse Bashkimi Europian nuk zgjerohet, dikush tjetër do ‘të hap krahët’ dhe kjo nuk do të sjell paqe dhe siguri”, tha Jansha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme