Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh i bëri thirrje qeverisë së re të koalicionit të formuar në Izrael që “t‘i japë fund pushtimit dhe të njohë të drejtat e popullit të Palestinës”.
Në një fjalim në takimin javor të Këshillit të Ministrave, Shtayyeh, periudhën e Benjamin Netayahut i cili humbi postin e kryeministrit në Izrael bashkë me vitet e detyrës së Donald Trumpit në SHBA i cilësoi si “periudhën më të keqe për çështjen izraelito-palestineze”.
“Me largimin e Netanyahut ka përfunduar një prej periudhave më të këqija të historisë së konfliktit”, tha Shtayyeh duke shtuar se “Bashkë me këtë nuk mendojmë se edhe qeveria e re është më pak e keqe sa qeveritë e mëparshme”.
“Ajo që pritet nga qeveria e re e Izraelit është t‘i japë fund pushtimit dhe të njohë të drejtat e popullit të Palestinës”, deklaroi Shtayyeh. Ai theksoi se “Qeveria e re duhet të fillojë punimet duke i dhënë fund pushtimit, vendbanimeve dhe mekanizmave të tjerë të shfrytëzimit dhe duhet të pranojë të drejtat legjitime të popullit të Palestinës”.
Shtayyeh dënoi vendimin për mbështetjen e njësive të vendbanimeve hebreje të Naftali Bennett, liderit të partisë Yamina i cili sipas marrëveshjes së partive të koalicionit është kryeministri i parë i qeverisë së re. “Nuk shihet ndonjë e ardhme në qeverinë e re nëse ajo nuk merr në konsideratë të ardhmen e popullit palestinez dhe të drejtat legjitime të tij”, tha Shtayyeh.
Ai paralajmëroi edhe në lidhje me atë se çfarë mund të ndodhë si pasojë e lejimit të aktit provokativ që të djathtët ekstremistë izraelitë kanë planifikuar të zhvillojnë nesër në Kudsin Lindor nën emërtimin “Marshimi i flamurit”. Kryeministri Shtayyeh tha se duhet të pengohet ky marshim i cili provokon ndjenjat e popullit të Palestinës dhe i cili nënkupton sulm ndaj vlerave të tij të shenjta.
Përfundoi periudha e Netanyahut
Në Izrael qeveria e koalicionit e formuar nën udhëheqjen e Yair Lapid udhëheqësit të së Ardhmes dhe Naftali Bennett, udhëheqësit të Yamina, morën votëbesimin në një votim të zhvilluar në parlament.
Me marrjen e votëbesimit të koalicionit Lapid-Bennett, Netanyahu humbi postin e kryeministrit të cilin e mbante prej 12 vitesh pa ndërprerë./AA/
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë