Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në favor të furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.
Kështu i tha ai gazetës gjermane, Der Spiegel, duke shtuar “nuk e di pse vendet perëndimore nuk duhet t’i dorëzojnë Ukrainës avionë luftarakë”.
“Nëse ukrainasit kanë nevojë për avionë luftarakë, ata duhet t’i marrin ato”, tha ai. Sipas tij, “dorëzimi i avionëve luftarakë është vetëm çështje kohe”.
Gjatë vizitës së tij në Parlamentin britanik më 8 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje në mënyrë specifike liderëve perëndimorë që të siguronin avionë luftarakë.
“Unë ju bëj thirrje juve dhe botës, me fjalët e thjeshta por të rëndësishme – avionë luftarakë për Ukrainën, krahë për lirinë”, tha ai.
Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u shprehëm kundër kësaj kërkese.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.
Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.
Por, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte.
Në janar, Gjermania u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.
Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.
Polonia, Spanja, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia dhe disa shtete të tjera pritet që këtë muaj të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë./rel
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...