Kryeministri izraelit Naftali Bennett do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të takohet me sundimtarin de facto të shtetit të Gjirit gjatë një vizite të nivelit të lartë që nga zyrtarizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve vitin e kaluar.
Udhëtimi vjen mes tensioneve të rritura rajonale, ndërsa fuqitë botërore po përpiqen të rinovojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin, transmeton portal arbresh.info
Izraeli dhe disa vende arabe të Gjirit ndajnë shqetësime për aktivitetet iraniane në rajon.
“Unë jam duke udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe sot dhe do të jetë hera e parë që kryeministri izraelit e viziton vendin,” tha Bennett në një takim të kabinetit të tij.
Emiratet e Bashkuara Arabe, me Bahreinin, Sudanin dhe Marokun, kanë lëvizur drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin si pjesë e një nisme të sponsorizuar nga SHBA-ja e quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit”.
Emri i marrëveshjes është referencë e një patriarku biblik të nderuar nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët.
Udhëtimi i Bennett të dielën do të jetë vizita e parë e një kryeministri izraelit në një nga katër vendet.
Ai do të takohet me Princin e Kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan të hënën, tha zyra e Bennett.
Të dy liderët do të diskutojnë thellimin e lidhjeve, duke u fokusuar në çështjet ekonomike që do të kontribuojnë në përparimin, prosperitetin dhe forcimin e stabilitetit midis vendeve, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...