Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu do të vetë-karantinohet për shtatë ditë, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit, pasi Ministri i Shëndetësisë i vendit reuzltoi pozitiv në testin për koronavirusin.
Kjo është hera e dytë që Netanjahu ka hyrë në-karantinë. Udhëheqësi 70-vjeçar izraelit u izolua për një periudhë të shkurtër pasi njëri prej ndihmësve të tij rezultoi pozitiv në fund të muajit të kaluar. Në dy testet e bëra kryeministri ka rezultuar negativ, shkruan CNN.
Ministri i Shëndetësisë Yaakov Litzman është në gjendje të mirë, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë. 71-vjeçari dhe gruaja e tij, e cila gjithashtu rezultoi pozitive, do të qëndrojnë në shtëpi, thuhet në deklaratë.
Anëtarët e vjetër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ndihmësit e Litzman gjithashtu do të izolohen për shkak të kontaktit të tyre të ngushtë me ministrin. Kjo përfshin Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Moshe Bar Siman Tov, i cili ka mbajtur shpesh konferenca në mbrëmje me Netanyahu për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të informuar publikun për kufizimet e reja.
Ndër të tjerët që konsiderohet për izolim të mundshëm nga zyrtarët shëndetësorë, sipas raporteve të shumta në mediat izraelite, është Yossi Cohen, kreu i shërbimit të inteligjencës Mossad.
Që në mëngjes të enjten, Izraeli kishte 6,211 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 32 vdekje si rezultat i sëmundjes
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...