Kryeministri izraelit, Naftali Bennett thotë se Izraeli qëndron i palëkundur me Ukrainën.
Izraelitët kanë ngritur një spital fushor në Ukrainë për t’u kujdesur për të plagosurit, raporton CNN.
Gjithashtu po bën ç’është e mundur për të ndihmuar në dhënien fund të kësaj lufte.
Kështu pohoi Bennett në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Jerusalem.
“Sa i përket luftës në Ukrainë, Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës dhe do të vazhdojë përpjekjet tona për të ndihmuar në uljen e vuajtjeve dhe përfundimin e gjakderdhjes. Ne kemi dërguar tashmë ekipet tona të larta mjekësore për të ngritur spitalin më të avancuar në terren brenda Ukrainës në anën perëndimore”, pohoi ai.
“Më është raportuar se ata tashmë janë kujdesur dhe trajtuar mbi 500 pacientë. Në këtë moment, pikërisht në këtë moment, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë”, tha izraeliti.
“Jam krenar për atë që po bën Izraeli. Dhe sigurisht ne po bëjmë atë që mundemi kur na kërkohet të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne e bëjmë këtë duke ruajtur një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët tanë evropianë”, përfundoi Bennett.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...