Pas një sulmi të ashpër ndaj partnerit në koalicion Matteo Salvini, kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte ka dhënë dorëheqje.
Conte tha se Salvini është i “papërgjegjshëm” në krijimin e një krize të re politike në vend, duke shtuar se ai këtë e bën për “interesa personale dhe partiake”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu tha se nuk mund të punonte më me partnerët e tij të koalicionit Pesë Yje.
Duke iu drejtuar Senatit të martën, Conte tha që drejtuesi i Lidhjes, i cili ishte ulur pranë tij, kishte “kërkuar një pretekst për t’u rikthyer në votime” që nga suksesi i partisë së tij në zgjedhjet evropiane në maj.
Në ato zgjedhje, Lidhja u rendit me 34% të votave në Itali, ndërsa Pesë Yjet morën rreth 17%.
Conte ka kritikuar Salvinin edhe në përdorimin e parrullave politike dhe simboleve fetare në mitingje, duke i cilësuar ato si të “paarsyeshme”.
Conte do të paraqiste letrën e tij të dorëheqjes për Presidentin Sergio Mattarella për miratim pas debatit në Senat.
Përderisa Salvini është përpara në votime, ai nuk ka mbështjetje të mjaftueshme për t’u bërë kryeministër. Ai tregoi të martën se ishte i gatshëm të punojë me partnerët e tij të koalicionit për të siguruar reformat në buxhet përpara zgjedhjeve të parakohshme.
Pesë Yje, ndërkohë, thuhet se kanë qenë në diskutime me opozitën e qendrës së majtë Partia Demokratike (PD) për formimin e një koalicioni alternativ./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?