Kryeministri italian Mario Draghi i ka bërë thirrje Presidentit rus, Vladimir Putin që t’i jep fund armiqësive dhe bombardimeve të civilëve në Ukrainë.
Draghi i bëri komentet përpara një samiti jozyrtar të udhëheqësve të BE-së në Francë, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se përpara samitit ka biseduar gjatë me Presidentin francez, Emmanuel Macron rreth pasojave që sjell lufta në Ukrainë për Europën dhe Italinë.
Draghi tha se ata do të diskutojnë propozimin e përbashkët europian të Francës në samit për të reduktuar varësinë nga gazi rus dhe për të mbështetur përpjekjet ekonomike në drejtim të mbrojtjes.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka tërhequr dënimin ndërkombëtar, ka çuar në sanksione financiare ndaj Moskës dhe ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia.
Të paktën 549 civilë janë vrarë dhe 957 janë plagosur në Ukrainë, sipas shifrave të OKB-së, ndërsa dyshohet se shifra mund të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët./anadolyagency/arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...