Google ADS

Kryeministri italian Conte: Nuk mund të presim gjersa të zbulohet vaksina

18:11 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se periudha aktuale, kur janë zbutur masat kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19), është “koha për të rinisur motorin” e ekonomisë dhe se nuk nuk mund të presin gjersa të gjendet vaksina, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Conte sot në Dhomën e Përfaqësuesve të parlamentit u adresua mbi emergjencën e krijuar nga pandemia COVID-19, e cila la tre muaj pas.

“Ndoshta jo të gjithë mund t’i marrin këto vendime të dhimbshme që mund të ndikojnë në të drejtat themelore”, tha Conte në lidhje me masat e marra në fazën e parë të luftës kundër virusit.

“Sot, ne mund të themi se përzgjedhjet që i bëmë në fazën e parë ishin të saktat në aspektin e ndërgjegjes. Tani është koha për të kapërcyer fazën më akute të emergjencës, koha për të rindezur motorin në ekonomi dhe prodhim”, shtoi ai.

Kryeministri italian tha se në fazën e dytë në të cilën gradualisht janë lehtësuar masat, kanë kaluar me përgjegjësi dhe siguri.

“Ne jemi të vetëdijshëm se lakorja e infektimeve mund të ngritet sërish, por e kemi llogaritur këtë gjë dhe do ta mbajmë nën mbikëqyrje. Duhet t’i pranojmë rreziqet e rihapjes, nuk mund të presim deri në gjetjen e vaksinës. Në të kundërtën, aspekti shoqëror i prodhimit rrezikohet në mënyrë të papërmirësueshme”, u shpreh Conte.

Ai deklaroi se janë në pritje të definimit të financimit që do të vijë nga Bashkimi Evropian për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit të goditur nga pandemia.

“I ftoj të gjithë shtetasit që pushimet t’i kalojnë në Itali. T’i zbulojmë bukuritë që ende nuk i kemi parë”, shtoi Conte.

Ai po ashtu paralajmëroi të rinjtë që tubohen për ahengje.

“Ende nuk është koha për ahengje ose dalje natën në mënyrë kolektive. Duhet më shumë se asnjëherë më parë t’i respektojmë distancimin social dhe përdorimin e maskave”, theksoi kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme