Google ADS

Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor

10:32 | 7 Nëntor 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Irlandës, Simon Harris, ka bërë të ditur se zgjedhjet e përgjithshme në atë vend do të mbahen më 29 nëntor. Sipas hulumtimeve, partia e tij centriste “Fine Gael”kanë shanse të mëdha për të fituar një mandat të katërt, shkruan The Guardian.

“Qëllimi im është të kërkoj shpërndarjen e parlamentit të premten dhe shpresoj se do të kemi një ditë votimi më 29 nëntor”, tha Harris, duke shtuar se presidenti do të konfirmonte zyrtarisht datën.

Harris e dha këtë lajm një ditë para takimit të liderëve të BE-së në Budapest, ku tema kryesore do të jetë fitorja e kandidatit republikan për president të Amerikës Donald Trump në zgjedhje. Duke pasur parasysh shqetësimet e Irlandës për ndikimin e presidentit të ri amerikan në një vend që është shumë i varur nga kompanitë amerikane të teknologjisë për punësim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme