Ligji i ri për abortin do të hyjë në fuqi brenda këtij fundvitit. Ky është premtimi i kryeministrit irlandez, Leo Varadkar, pas fitores së shënuar në referendumin e mbajtur një ditë më parë për përmbysjen e ndalimit kushtetues të abortit në vend.
Legjislacioni i ri do të lejojë abortin gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë dhe deri në javën e 24 në rrethana të veçanta. Ministri irlandez i shëndetësisë, Simon Harris, do të kërkojë mbështetjen e kabinetit të enjten për të hartuar një ligj të ri.
Kryeministri Varadkar, tha ndërkohë se e shtuna do të kujtohet si dita kur Irlanda mori përsipër përgjegjësitë e saj si vend.
“Dita kur Irlanda u çlirua nga e fundit prej hijeve të saj dhe doli në dritë. Dita kur ne dolëm nga e kaluara, dita kur zumë vendin që na takon mes kombeve të botës”, tha ai.
Më shumë se dy të tretat e zgjedhësve, mbështetën vendimin për ndryshimin e ligjit, në të gjithë republikën e Irlandës, me përjashtim të Donegalit. Referendumi foli për një konsensus të gjerë për reformën në të gjitha kategoritë.
Amendamenti i tetë, ishte përfshirë në kushtetutën irlandeze në 1983 dhe i jepte të drejtë të njëjtë jete si të palindurit, ashtu edhe nënës. Mijëra gra irlandeze kanë udhëtuar drejt Britanisë së Madhe çdo vit për aborte, ose kanë përdorur pilulat e abortit./tch/
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh