Nëse Siria do të rrëzohej, i gjithë rajoni do të ishte nën kërcënim, paralajmëroi të enjten kryeministri irakian Haider al-Abadi.
“Ne kemi një territor që ndihet shumë i kërcënuar, i kontrolluar nga kurdët sirianë. Nëse Siria do të shpërbëhet, mos e bëftë Zoti, e gjithë zona do të jetë nën kërcënim”, tha Abadi në një intervistë me revistën e lajmeve amerikane Time, transmeton portali arbresh.info.
Kurdët në Kurdistanin Sirian (Rojava) aktualisht kontrollojnë një numër të madh të territoreve që ata kanë çliruar nga Shteti Islamik gjatë disa viteve të fundit. Trupat e saj, Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), të kryesuara nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG), mbështeten nga SHBA dhe Koalicioni Global kundër ISIS.
I pyetur nëse do të kishte një zgjidhje të negociuar për Luftën e Sirisë që do ta linte Assadin në pushtet, Abadi tha: “Kjo është njëra anë e problemit. Ana tjetër është, kemi një territor që ndihet shumë kërcënuar, i kontrolluar nga kurdët sirianë”.
Besohet se kurdët janë kombi më i madh pa shtetësi në botë me një popullsi prej më shumë se 40 milionë njerëzish. Ata janë të ndarë kryesisht midis katër vendeve: Turqisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë./Arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe