Google ADS

Kryeministri i Spanjës, Sanchez propozon referendum për autonomi më të madhe për Kataloninë.

23:59 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Spanjës të hënën propozoi mbajtjen e një referendumi në Kataloni për autonomi më të madhe për rajonin e pasur, por përjashtoi lejimin e një votë për pavarësinë siç kërkohet nga udhëheqësit katalanas, njoftoi AFP përcjell arbresh.info

Që kur erdhi në pushtet në qershor, kryeministri socialist Pedro Sanchez është përpjekur të zbusë tensionet mbi pavarësinë e Katalonjës duke mbajtur bisedime me presidentin separatist të Katalonjës Quim Torra.

Sanchez i tha radios Cadena Ser se dialogu duhet të çojë në “një votim … mbi përforcimin” e autonomisë së Katalonjës.

“Është referendum për autonomi, jo për vetëvendosje”, shtoi ai, pa dhënë një afat kohor për votimin e propozuar.

Katalonia, e cila ka gjuhën e vet të dallueshme, i është dhënë autonomi sipas kushtetutës së Spanjës të vitit 1978./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme