Para parlamentit, kryeministri i Spanjës Rajoy e refuzoi me vendosmëri propozimin e Katalonjës. Hapi tjetër i tij do të varet nga çështja nëse Katalonja shpall shkëputjen formale nga Spanja ose jo.
Në konfliktin për përpjekjet për pavarësi të Katalonjës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e rriti presionin ndaj separatistëve. Në një fjalim para parlamentit ai kërkoi që të gjithë të respektojnë ligjet në fuqi. Rajoy e hodhi poshtë sërish në mënyrë kategorike mundësinë e një ndërmjetësimi midis Madridit dhe Barcelonës, të cilët e propozoi më parë presidenti rajonal i Katalonjës, Carlos Puigdemont. “Midis së drejtës demokratike dhe mosbindjes, ilegalitetit” nuk “është i mundur” një ndërmjetësim, tha ai para parlamentit në Madrid.
Puigdemont nëshkroi të martën në mbrëmje një deklaratë pavarësie, por e shpalli atë menjëherë të pezulluar, për të mundësuar ende një dialog me Madridin. Një zëdhënës i qeverisë së Katalonjës e quajti nënshkrimin “një akt simbolik.”
Ka nisur shkarkimi i qeverisë së Katalonjës
Qeveria e Madridit kërkoi pas kësaj një sqarim. Në një mbledhje urgjente, kabineti i Rajoyt vendosi t’i dërgojë një pyetje zyrtare qeverisë së Puigdemont-it dhe vuri me këtë në lëvizje formalisht një procedurë për heqjen e të drejtave të autonomisë Katalonjës, në bazë të nenit 155 të kushtetutës spanjolle.
Pyetja për vlefshmërinë dhe përmasat e deklaratës së pavarësisë së Puigdemont-it ka rëndësi të madhe, sepse në kushtetutën spanjolle nuk është parashikuar shkëputja e një rajoni. Një shpallje e pavarësisë, sipas mendimit të qeverisë qendrore do të ishte një shkelje e qartë e të drejtave dhe do të kishte pasoja juridike. Deklarata “simbolike” e Puigdemont-it ndodhet në një fushë juridike të pasqaruar.
Socialistët mbështesin kursin e Rajoy-t
Në fjalimin e tij para parlamentit, Rajoy njëkohësisht kërkoi me ngulm mbështetjen e katalanëve. Njëkohësisht, tha ai, bashkëjetesa funksionon vetëm në bazë të ligjeve, korniza për këtë është kushtetuta, në të cilën është shkruar megjithatë pandashmëria e vendit. Lidhur me këtë Rajoy tha se një ndryshim i kushtetutës është i përfytyrueshëm. Por për këtë duhet të vendosnin të gjithë spanjollët.
Mbështetje kryeministri konservator mori nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në Parlamentin e Madridit, shefi i socialistëve Pedro Sanchez. Edhe ai kërkoi që Puigdemont-i të deklarojë “e zeza mbi të bardhë” nëse e shpalli pavarësinë. Veç kësaj, ai ra dakord me kryeministrin për ngritjen e një komisioni, i cili në gjashtë muajt e ardhshëm do të zhvillojë konsultime për “modernizimin e komuniteteve autonome”, si Katalonja me anë të një reforme kushtetuese, bëri të ditur Sanchez.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit