Kryeministri i ri i Polonisë nuk ka kursyer kohën për të akuzuar BE-në se ka bërë “kërcenime të liga”.
Mateusz Morawiecki gjithashtu i tha kanalit televiziv katolik Telewizja Trwam se qeveria e tij do të “merr paratë nga mafia dhe do t’ua jap njerëzve”, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Morawiecki, nga Partia për Ligj dhe Drejtësi në pushtet, tha se “është në pritje të miratimit të udhëheqjes së partisë”, ndërsa ka shtuar se planifikon të mbajë qeverinë “pothujase identike” me atë të kryeminstres në largim Beata Szydlo.
“Ne po ndërtojmë Poloninë si një shtet të fortë dhe efikas, por gjithashtu një shtet që përfshin vlerat universal dhe të krishtera. Ne do t’i mbrojmë ato, i dhe veçantinë tonë, dhe për fat të keq duhet të pranojmë se mungesa e vlerave tanimë e ka kapluar Europën Perëndimore”, tha ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...