Google ADS

Kryeministri i ri i Irlandës akuzon Izraelin për masakrën në Rripin e Gazës

19:12 | 9 Prill 2024
R J

Në fjalët e tij të para pasi u zgjodh si kryeministër i ri i Irlandës, Simon Harris dënoi Izraelin për masakrën dhe vdekjen e palestinezëve në Gaza, duke u zotuar “të mos heshtë” për luftën.

“Ne jemi dëshmitarë të një katastrofe humanitare në Gaza. Dhe ne po shohim fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm të uritur dhe të masakruar. Ne nuk kemi heshtur ndaj veprimeve të pafalshme terroriste të Hamasit në 7 tetor. As nuk mund të heshtim ndaj reagimit joproporcional të qeverisë izraelite,” tha Harris.

Irlanda, premtoi ai, do të “luaj rolin e saj” në “ndihmë në arritjen e armëpushimit dhe paqes së qëndrueshme” në enklavën e rrethuar. Kjo pason një fjalim javën e kaluar, ku Harris bëri një fjalim të ashpër personal ndaj homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Irlanda ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të luftës së Izraelit në Gaza, me paraardhësin e Harris, Leo Varadkar që më parë i përshkroi veprimet e saj si “diçka që i afrohet hakmarrjes”. Izraeli nuk i është shmangur kundërpërgjigjes ndaj Irlandës. Ministri i saj i trashëgimisë, Amihai Eliyahu, tha në nëntor se palestinezët në Gaza “mund të shkojnë në Irlandë ose në shkretëtirë”, mes komenteve të tjera ndezëse nga të cilat Netanyahu është përpjekur të distancohet.
/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme