Kryeministri i Polonisë: Kundër kriminelëve duhet luftuar, askush nuk negocioi me Hitlerin

11:34 | 4 Prill 2022
arbresh.info

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki i ka drejtuar disa fjalë shumë të forta presidentit të Francës, Emmanuel Macron, këtë mëngjes, sipas Agence France-Presse.

“Sa herë keni negociuar me Putinin dhe çfarë keni arritur? Ne nuk diskutojmë, nuk negociojmë me kriminelë. Kundër kriminelëve duhet luftuar. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin, me Pol Potin?”, deklaroi ai pas deklarimeve të Macron në mëngjes./arbresh.info/

Macron: Ajo që ndodhi në Bucha kërkon një raund të ri sanksionesh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme