Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, theksoi se palestinezët qëndrojnë të gjithë së bashku kundër sulmeve të Izraelit ndaj Kudsit Lindor të pushtuar dhe Rripit të bllokuar të Gazës.
Shtayyeh, në emër të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, ka vizituar varrin e Yaser Arafat, liderit legjendar të Palestinës në qytetin Ramallah që gjendet në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Duke rikujtuar sulmet e dhunshme të regjimit pushtues ndaj Mesxhid Al-Aksasë, Kudsit dhe Rripit të Gazës, ai tha se presidenti Abbas ka anuluar të gjitha kremtimet për festën e Bajramit. “Tani, qëndrojmë të gjithë së bashku kundër sulmeve të Izraelit”, u shpreh ai.
Presidenti Abbas dje kishte shpallur ditë zie për shkak të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Kudsin Lindor, duke urdhëruar anulimin e të gjitha kremtimeve të organizuara me rastin e Fitër Bajramit.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë të rrethuar ka arritur në 83, pasi 11 palestinezë të tjerë humbën jetën në sulmet izraelite.
Grupet e rezistencës palestineze i dhanë policisë izraelite një afat për t’u tërhequr nga lagjja Sheikh Jarrah dhe kompleksi Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 më 10 maj. Forcat izraelite nuk u tërhoqën brenda afatit të caktuar, i cili u pasua nga konflikti dhe sulme të ashpra nga forcat izraelite në Gaza/aa/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...