Kryeministri i Nigerit, Ouhoumoudou Mahamadou tha se Nigeri në luftën kundër terrorizimit ka nevojë për përvojat e Turqisë dhe mbështetje me pajisje.
Mahamadou në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli lidhur me “Samitin e 3-të të Partneritetit Turqi-Afrikë” që u mbajt në Stamboll dhe për rritjen e ndjenjës anti-franceze në vendin e tij.
Ai tha se samiti ishte mjaft produktiv, se kishte një pjesëmarrje intensive nga rreth 40 vende të Afrikës dhe se të gjithë kanë mbetur të kënaqur.
Duke vënë theksin se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Nigerit është shumë dimensional, Mahamadou tha se në Niger ndodhet një shkollë e Fondacionit Maarif të Turqisë dhe krahas kësaj edhe zyra e TIKA-s në Niger zbaton projekte të ndryshme në fushat e arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë.
Sipas tij, krahas institucioneve turke edhe investitorët turq kanë filluar të investojnë në Niger ndërsa aeroporti Niamey dhe hoteli Radisson janë ndërtuar nga kompania turke Summa.
Mahamadou tha se në të njëjtën kohë në Niger ndodhet edhe spitali i Miqësisë Nigeri-Turqi dhe se ata janë shumë të kënaqur nga bashkëpunimi me Turqinë.
“Në luftën kundër terrorizmit kemi nevojë për Turqinë”
Ai ndau informacionin se në tryezë është aktualisht një projekt që parashikon bashkëpunimin në shumë fusha të ndryshme me qeverinë dhe kompanitë turke. “Në krye të këtyre fushave të bashkëpunimit janë siguria, bujqësia dhe industria. Për kompanitë turke në fushën e industrisë mund të jetë edhe mundësia për një zonë të lirë. Teksa në njërën anë dëshirojmë të diversifikojmë fushat e bashkëpunimit, ne vazhdojmë bashkëpunimet tona në fushat aktuale si arsim, shëndetësi dhe ndihmat humanitare”, tha Mahamadou.
Kryeministri i Nigerit, Mahamadou tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e përvojave të Turqisë në luftën kundër terrorizmit. “Në luftën kundër terrorizimit kemi nevojë për përvojat e Turqisë. Krahas ndarjes së inteligjencës dhe strategjisë janë të rëndësishme dhe mbështetja me pajisje. Turqia është shumë përpara Nigerit në aspektin e pajisjeve ushtarake, aviacionit dhe mjeteve ajrore pa pilot. Turqia në luftën e Nigerit kundër terrorizmit mund të sigurojë kontribute në shumë fusha”, theksoi ai.
“Lajmet e rreme ushqejnë ndjenjën anti-franceze”
Mahamadou foli lidhur me rritjen e ndjenjës anti-franceze kohët e fundit në popullin e Nigerit. Ai nënvizoi se pas këtij perceptimi qëndrojnë lajmet e rreme dhe ndjena për “hakmarrje” kundër Francës që ka mbetur nga periudha koloniale.
“Sot me përhapjen e celularëve lajmet e rreme përhapen shumë shpejt. Për shembull; ndajnë një pamje me shënimin se ‘Franca u dërgon armë terroristëve‘ ndërkohë që në të vërtetë është një ngjarje krejtësisht tjetër në një vend tjetër. Mendoj se çështja e lajmeve të rreme ka qenë efektive në rritjen e ndjenjës anti-franceze. Po ashtu është e nevojshme që të shihet edhe historia e përbashkët. Nigeri ka qenë një ish-koloni franceze. Është e mundur që në këtë pikë të veprohet me ndjenjën e hakmarrjes kundër ish-kolonialëve”, potencoi ai.
“Të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm se sa e vështirë është lufta kundër terrorizmit. Menduan se terrorizmi do të përfundonte sapo të mbërrinte operacioni ushtarak francez Barkhane. Ndërkohë lufta kundër terrorizmit është shumë komplekse por edhe përparon ngadalë. Edhe ushtritë moderne kanë vështirësi në luftën kundër terrorizmit sepse armiku nuk përdor armë konvencionale, nuk respekton ligjin e luftës dhe përdor kamikazë. Lufta zgjatet, por kur nuk ka fitore rritet edhe kundërshtia ndaj Francës”, deklaroi Mahamadou.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...