Kryeministri i Libanit i ka dhënë më shumë se 16 milionë dollarë një modeleje jug-afrikane me të cilën ishte në lidhje romantike, raporto New York Times.
Saad Hariri, një lideri i shquar sunit i cili është në mandatin e dytë, thuhet të ketë takuar Candice van der Merwe në një resort ekskluziv në Seychelles, transmeton portali arbresh.info.
Hariri filloi dërgimin e parave për zonjën 20-vjeçare të atëhershme Van der Merwe në 2013, njoftoi gazeta, duke cituar dokumentet e gjykatës së Afrikës së Jugut. Pagesat dolën në dritë kur autoritetet tatimore në Afrikën e Jugut filluan hetimin e një pagese prej 15.299.965 dollarë nga një bankë libaneze.
Akuzat vijnë në një moment të vështirë për kryeministrin, një nga njerëzit më të pasur të Libanit dhe një aleat i rëndësishëm i SHBA.
Libani aktualisht po përballet me një krizë ekonomike që ka ngjallur protesta ditët e fundit. Perandoria e biznesit të zotit Hariri po ka probleme gjithashtu. Muajin e kaluar, ai mbylli përkohësisht stacionin e tij televiziv për shkak të vështirësive financiare, duke lënë shumë punonjës me muaj të pagave të papaguara. Një tjetër prej kompanive të tij, Saudi Oger, falimentoi në vitin 2017, duke lënë mijëra të papunë.
Detajet e çështjes u raportuan për herë të parë në 2018 në Afrikën e Jugut, por ato duket se nuk janë kapur nga media ndërkombëtare deri më tani. Nuk ka asnjë sugjerim që zotëri Hariri theu ndonjë ligj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...