Kryeministri i Kanadasë kërkon falje për “fytyrën e zezë”

09:48 | 19 Shtator 2019
Arbresh.info

Në një fotografi të siguruar nga Time Magazine shihet kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një festë të shkollës më 2001 me fytyrë dhe duar të lyera me ngjyrë të zezë.

Pas publikimit të fotografisë ka reaguar edhe Trudeau ku u shpreh se ndjehet “thellësisht keq”.

“E marr përgjegjësinë për vendimin tim. Nuk është dashur ta bëj”.

“Nuk kam menduar se është raciste në atë kohë, por tash e kuptoj se është dhe më vjen keq”, tha Trudeau.

Kryeministri Trudeau është duke u përballur me rizgjedhjet e 21 Tetorit shkruan BBC transmeton arbresh.info

Trudeau, djali i ish-kryeministrit të ndjerë Pierre Trudeau, mësonte në akademinë elitare.

Imazhi është politikisht i turpshëm për kryeministrin sepse ai ka bërë politika mjaft përparimtare.

Rivali i tij, Andrew Scheer, udhëheqës i Partisë Konservatore, tha se Trudeau nuk është i përshtatshëm për të qeverisur vendin.

“Lyerja e fytyrës me të zezë është një akt i talljes dhe racizmit”, tha Scheer.

Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë e kritikoi po ashtu Trudeaun për fotografinë, duke thënë se ajo “i bën jehonë historisë së racizmit”./arbresh.info/

https://twitter.com/RobertFife/status/1174512548470763523

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme