Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, sot u takua me homologen e tij britanike, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu, i cili ndodhet në Londër për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të 100 vjetorit të Deklaratës së Balfour-it, sot në zyrën e saj, u takua me kryeministren May.
Pas takimit të mbyllur për mediat, Netanyahu në një deklaratë për gazetarët tha se “100 vite pas Balfour-it, palestinezët tani më duhet ta pranojnë atdheun e hebrenjve dhe më në fund edhe shtetin hebrej. Kur do e bëjnë këtë, atëherë edhe rruga e cila shkon drejt paqes do të afrohet shumë. Sipas meje, paqja do të mund të arrihet.”
Netanyahu më pas kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u takua me sekretarin britanik për Punët e Jashtme, Boris Johnson.
Në kuadër të 100 vjetorit të deklaratës Balfour, liderët do të marrin pjesë në darkën e organizuar nga baroni i familjes Rothschild, Lord Jacob Rothschild dhe përfaqësuesi i sotëm i familjes Balfour, Roderick Balfour në vendbanimin historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Lancaster House.
Theresa May në një deklaratë gjatë javës së kaluar ishte shprehur se “Ndihemi krenar për rolin në themelimin e shtetit të Izraelit dhe patjetër se do ta festojnë me krenari 100 vjetorin e Deklaratës së Balfour-it”.
Deklarata e Balfourit
Mbretëria e Bashkuar me Deklaratën e Balfourit më 2 nëntor 1917 ishte shteti i parë i madh që mbështeste haptazi projektin, i cili parashikonte krijimin e një “atdheu” izraelit në territorin palestinez. Deklarata e shpallur me një letër të cilën sekretari i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Arthur James Balfour, ia shkroi Lordit Walter Rothschild, njërit prej figurave të shquara të lëvizjes cioniste, shihet si momenti historik më i rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit izraelit.
Në letrën me 67 fjalë, e cila në histori njihet si “Deklarata e Balfour-it”, krahas mbështetjes së dhënë për formimin e “atdheut” izraelit në territoret palestineze premtohej se do të sigurohet që të mos dëmtohen të drejtat e popullit aktual në rajon.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...