“Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një proces që duhet të “ndiqet absolutisht“. Kështu u shpreh sot kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në një aktivitet me rastin e 45 vjetorit të Marrëveshjes së Helsinkit.
Conte ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejt kur tha se nëse këto vende nuk bëhen pjesë e unionit atëherë do të kthejnë sytë nga Rusia, Turqia, apo Kina.
“Është një proces shumë kompleks dhe shumë delikat. Unë besoj se ky proces duhet të ndiqet absolutisht. Nëse nuk e arrijmë këtë objektiv, jo vetëm që do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa, por ne do të rrezikonim të shohim ata të kthejnë shikimin e tyre nga Rusia por edhe ndaj Turqisë, ose lojtarë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin e Ballkanit, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit” deklaroi ai. db/Abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...