Kryeministri i Israelit Netanyahu akuzon Evropën për “zbutjen” e Iranit

08:30 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Israelit Benjamin Netanyahu të mërkurën ka akuzuar liderët evropian për “zbutjen” e Iranit në vend që të përballet me aktivitetin e saj militant.

“Ka ardhur koha për botën që të bashkohen dhe të  luftojnë kundër organizimit terrorist. Po e bën këtë deri në një farë mase kundër grupit të Shtetit Islamik, por nuk po e bën këtë kundër Iranit,” tha Netanyahu shkruan RT përcjell arbresh.info

Ai akuzoi liderët evropian për “zbutjen” dhe “pajtimin” me Iranin. Fuqitë evropiane po përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen bërthamore me Teheranin dhe u zotuan të vazhdojnë t’i japin Iranit përfitimet ekonomike të marra nga marrëveshja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme