Kryeministri irakian Mustafa Al-Kadhimi deklaroi se prania e SHBA-së në Irak nuk është më e nevojshme në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.
Al-Kadhimi e tha këtë përpara se të largohej nga Bagdadi për në Washington për t’u takuar me presidentin e SHBA-së Joe Biden.
Ai theksoi se forcat irakiane të sigurisë dhe ushtria janë të afta të mbrojnë vendin pa ushtarët e koalicionit të udhëhequr nga forcat amerikane.
“Nuk ka nevojë për trupa të huaja në tokën irakiane”, tha Al-Kadhimi.
Ai shtoi se aftësia e forcave irakiane për të kryer vetë operacione kundër organizatës terroriste DEASH do të përcaktojë orarin për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku.
I pyetur se kur trupat e huaja duhet të tërhiqen nga Iraku, Al-Kadhimi tha:
“Forcat tona kanë nevojë për një kornizë të caktuar kohore për të luftuar DEASH-in dhe për t’u përgatitur për këtë dhe kjo varet nga negociatat që do të kemi në Washington”.
“Ajo që duam nga prania amerikane në Irak është trajnimi i forcave tona, mbështetja e tyre për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të tyre dhe bashkëpunimi i sigurisë”, shtoi Al-Kadhimi.
Kryeministri irakian pritet të takohet me presidentin amerikan Biden nesër. Ata duhet të diskutojnë për çështjen e trupave amerikane në Irak dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme.
Aktualisht në Irak ndodhen rreth 3.000 ushtarë të huaj, përfshirë 2.500 trupa amerikane, të cilët luftojnë kundër DEASH-it.
Politikanët irakianë kanë kërkuar tërheqjen e trupave amerikane në atë vend me një vendim parlamentar të marrë më 5 janar 2020.//AA
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...