Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka vizituar Mosulin për të përgëzuar forcat irakiane për fitoren e tyre ndaj ISIS-it në qytet.
Abadi ishte atje për të njoftuar “çlirimin” e plotë të qytetit, tha zyra e tij përmes një deklaratë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë luftuar për të rimarrë Mosulin që nga 17 tetori i vitit të kaluar.
Militantët e Shtetit Islamik e morrën nën kontrollë qytetin në qershor të vitit 2014 dhe shpallën kalifatin.
Luftëtarët kurdë peshmerga, fisnorët sunitë arabë dhe militantët shiitë gjithashtu kanë qenë të përfshirë në betejën rraskapitëse.
Në deklaratën e kryeministrit thuhet se ai ka përgëzuar forcat e armatosura dhe popullin irakian për mposhtjene e ISIS-it në Mosul./Arbresh.info
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...