Kryeministri i Çekisë dhe kancelari i Austrisë do të vizitojnë Izraelin

17:07 | 24 Tetor 2023
KRG

Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, do të vizitojë Izraelin të mërkurën së bashku me kancelarin e Austrisë Karl Nehammer, sipas Reuters.

Qeveria çeke në një deklaratë tha se qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mbështetjes për Izraelin dhe koordinimi përpara samitit të ardhshëm të BE-së.

Disa analistë kanë sugjeruar se procesioni i vizitave diplomatike në Izrael është një faktor në vonimin e asaj që pritet të jetë një inkursion i rëndësishëm tokësor izraelit në Gaza.

Të ngjashme