Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Hamed Bakayoko, ka vdekur nga kanceri dje në mbrëmje, ka njoftuar presidenca e vendit, duke u bërë hera e dytë brenda një viti që kryeministri i vendit afrikan ka vdekur në detyrë për shkak të sëmundjeve.
56-vjeçari ishte sjellë në Paris për trajtim mjekësor gati një muaj më parë, dhe së fundmi ishte zhvendosur në Gjermani, raporton Independent.
Bakayoko u zgjodh korrikun e kaluar pasi kryeministri i atëhershëm, Amadou Gon Coulibaly, vdiq nga një problem në zemër.
Coulibaly ishte pasardhësi i zgjedhur i presidentit Alassane Ouattara, ndërsa ky i fundit vendosi të kërkojë edhe një mandat tjetër në detyrë pasi vdiq kandidati i preferuar i partisë së tij, duke e emëruar Bakayokon në pozitën e kryeministrit.
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor