Kryeministri holandez, Mark Rutte konfirmoi sot dorëheqjen e tij dhe atë të të gjithë ministrave të kabinetit, ndërkohë që qeveria e tij u akuzua për një skandal administrativ, që akuzonte mijëra prindër për mashtrim me ndihmat familjare.
“Sundimi i ligjit duhet të mbrojë qytetarët e tij nga një qeveri e plotfuqishme. Ajo ka dështuar në një mënyrë të tmerrshme”, theksoi Rutte në një konferencë për shtyp, duke konfirmuar se ai kishte paraqitur dorëheqjen e tij mbreti Willem-Aleksandri.
Më herët, media holandeze njoftoi dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit, Mark Rutte për shkak të një skandali të madh, në të cilin mijëra familje janë akuzuar gabimisht për mashtrim.
Skandali ka të bëjë me faktin se qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e marra për fëmijët duke shtyrë prindërit të marrin borxhe.
“Kabineti do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen të premten”, tha dje kryeministri Mark Rutte, pa përjashtuar shpërbërjen e qeverisë.
Në diskutim është një raport parlamentar i lëshuar së fundmi, që detajon sesi agjencitë qeveritare akuzuan para gjykatës 20 000 prindër për mashtrim dhe i detyruan ata të shlyejnë përfitimet e fëmijëve.
Rikthimi i shpejtë i parave i shtyu disa familje të varfra, që i kishin shpenzuar ato, në prag të falimentimit.
Qeveria ka kërkuar falje dhe ka ofruar kompensim prej rreth 30 000 euro për familje./ATSh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...