Kryeministri holandez, Mark Rutte, e ka pranuar të hënën se kufizimet për koronavirus, janë lehtësuar më shpejt sesa është dashur, prandaj ka kërkuar falje.
Numri i të infektuarve në Holandë është rritur në nivelet më të larta këtë vit.
Të premten e javës së kaluar, Rutte ka vënë kufizime në bare, restorante dhe klube të natës, duke bërë përpjekje që të ndalë zinxhirin e infektimeve te të rinjtë, vetëm dy javë pasi shumica e masave të izolimit janë hequr në këtë shtet.
“Çfarë kemi menduar se është e mundur, doli të mos jetë e mundur në praktikë”, u ka thënë Rutte gazetarëve të hënën.
“Nuk kemi pasur gjykim të drejtë, na vjen keq dhe kërkojmë falje”.
Kërkimfalja e tij përbën kahje tjetër, për dallim nga qëndrimi që ka pasur të premten, kur ka mbrojtur lehtësimin e masave dhe ka refuzuar që të marrë fajin për keqmenaxhimin eventual të situatës nga Qeveria e tij.
Kjo qasje e së premtes më pas ka nxitur kritika nga autoritetet shëndetësore, të cilat kanë thënë se Qeveria ka inkurajuar të rinjtë që të dalin sërish.
Deri më tani, rritja e numrit të të infektuarve në Holandë nuk ka ndikuar në rritje të numrit të pacientëve nëpër spitale, marrë parasysh se shumica e rasteve të reja janë mesin e të rinjve.
Megjithatë, ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, ka thënë të premten se numri i personave të shtrirë nëpër spitale, mund të “rrezikohet” nga një rritje e pashembullt e shkallës së infektimit./REL/
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...