Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë dy ditore në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakapoulos, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku tha se “kryeministri grek me ftesë të presidentit të Turqisë në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë në Turqi”.
Duke bërë të ditur se në ditën e parë të vizitës Tsipras do të pritet në një takim nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zëdhënësi Canakopoulos, tha se pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media dhe do të shtrohet darkë.
Ndër të tjera Canakopoulos ka ndarë edhe informacionin se në ditën e dytë të vizitës, Tsipras do të qëndrojë në Stamboll ku do të vizitojë Patriarkun Ekumenik Bartholomeos.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe