Google ADS

Kryeministri grek reagon ashpër pas deklaratave të Ankarasë për statusin e ishujve grekë të Egjeut

01:36 | 1 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Nga Brukseli pas samitit të lartë të EE kreyeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është përgjigjur me tone të ashpra deklaratave të fundit të Ankarasë në lidhje me sovranitetin dhe statusin e ishujve grekë të Egjeut lindor.

“Informova për përshkallëzimin e provokimit turk dhe thashë se provokimet dhe qëndrimet prej të forti nuk mund të tolerohen nga Greqia dhe BE-ja . Dhe kërkova që kjo çështje, nëse Turqia insiston në këtë strategji absurde dhe pa rrugëdalje, të diskutohet sërish në Këshillin Evropian të radhës në qershor”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mëngjesin e së martës mediet turke publikuan një intervistë të kryediplomatit turk Cavusoglou i cili mes të tjerash ka akuzuar Athinën për shkelje të statusit të ishujve të Egjeut lindor, Ishujt ,sipas Cavusoglu iu dhanë Greqisë me marrëveshjet e Lozanës dhe Parisit me kusht që të mos militarizohen, por Greqia e bëri duke pretenduar se kërcënohej nga Turqia.

“Greqia duhet ti demilitarizojë këta ishuj. Në të kundërt, fillon biseda për sovranitetin e tyre. Pasi këto ishuj ju dhanë Greqisë me kushte të përcaktuara. Ne nuk do themi: Në rregull, i keni armatosur deri tani ,tani ndaloni. Nuk ndodh diçka e tillë. Greqia shkel të Drejtën Ndërkombëtare”, u shpreh Mevlut Cavusoglu ministër i Jashtëm i Turqisë.

Cavousoglou, i cili gjatë intervistës tregoi hartat me ishujt grekë, në të cilat sheh “problemin”, nga Samothraka deri në juglindje tek ishulli Kastelorizo, duke iu rikthyer fjalimit të kryeministrit Mitsotakis në Kongresin Amerikan, ka theksuar se Greqia lobon kundër një aleati të NATO-s dhe se politikanët grekë besojnë se nëse nuk sulmojnë Turqinë 5-10 herë në ditë, nuk do të jenë në gjendje të kënaqin popullin e tyre,ndaj Ankaraja i jep fund procesit të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greko-Turk.Edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias i ka cilësuar deklaratat e homologut të tij turk plot ofendime, karakterizime dhe me një frymë acaruese duke theksuar se pozicionime të tilla u dëshmojnë edhe atyre më skeptikëve, se sa të drejtë ka Greqia kur thotë se Turqia po na kërcënon.

Pesë ditë më parë Athina ka dorëzuar një peticion Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në të cilën analizon tërësisht kundërshtimet e njëanshme dhe inekzistente sipas saj të Turqisë ndaj ishujve të Egjeut, të cilat i quan të pabazuara ligjërisht, historikisht dhe faktikisht.

Konkretisht, hidhet poshtë i gjithë argumenti turk për “premtimin” e sovranitetit grek të ishujve të Egjeut me kushtin e demilitarizimit të tyre ./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme