Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk do të marrë pjesë në samitin e nesërm për Ukrainën që zhvillohet nesër në Tiranë.
Mediat greke shkruajnë se deri më sot, kishte mbizotëruar opinioni se kreu i qeverisë greke do të zbarkonte në Tiranë, megjithëse kishte një pengesë të madhe në këtë drejtim, çështja e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe deklaratave provokuese sipas tyre të kryeministrit Edi Rama.
Në vend të tij nuk do të jetë as kryediplomati Giorgos Gerapetritis. Përfaqësimi grek do të ekzistojë, siç shkruan “Tanea”, por i një niveli të ulët.
Gazeta shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal i Belerit, me paraqitjen e pretencës nga pala mbrojtësve. SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin dhe 2 vite për Kokaveshin./Ballkanweb
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...