Kryeministri çek Petr Fiala tha se Bashkimi Europian nuk do të përfshijë gazin rus në paketën e shtatë të sanksioneve kundër Moskës për luftën në Ukrainë, sipas Reuters.
Sipas kryeministrit çek, BE-ja nuk do të reduktojë më tej importet e gazit nga Rusia pasi shumë vendeve anëtare iu duhet kohë për tu përshtatur më këtë ndryshim të ri. Komisioni Europian duhet të jetë gati të paraqesë paketën e shtatë të sanksioneve kundër Moskës në ditët në vijim, shtoi Fiala.
“Një paketë e shtatë është duke u përgatitur dhe unë mendoj se është një kurs i mirë. Ajo që është padyshim problematike është përfshirja e energjisë në sanksione, sepse duhet respektuar një rregull që sanksionet duhet të kenë një ndikim më të madh në Rusi sesa në vendet që kanë miratuar sanksionet”, tha Fiala.
Një ide tjetër që ai mbështet do të ishte fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit në Europë, por paralajmëroi se mbetet e vështirë si teknikisht ashtu edhe administrativisht.
“Nuk dua të jem shumë optimist,” tha ai, kur u pyet nëse blerjet e përbashkëta mund të fillojnë që në fillim të këtij viti, duke shtuar se ministrat e energjisë të BE-së do të diskutojnë propozimin në një takim të jashtëzakonshëm më 26 korrik./arbresh.info/
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës