Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në Samitin e sotëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se në qoftë se nuk mund të pajtohen rreth çështjeve të diskutueshme “ndoshta nuk është keq të zihemi, të thotë hapur kush çfarë ka për të thënë dhe pastaj e gjithë kjo të rezultojë me një marrëveshje”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Më duhet të them se ne si Bashkim Evropian nuk mund të arrijmë asgjë derisa nuk jemi unik, derisa ne nuk jemi bashkë me kolegët nga Ballkani Perëndimor. Isha në Poznan disa ditë më parë ndërsa Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut morën kryesimin e Procesit të Berlinit. Ne e dimë se ky është një proces që duhet të vazhdojë të kontribuojë në procesin e zgjerimit dhe ne duam ta lëmë këtë diskutim të hapur sepse e kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo”, ka thënë Borisov.
Ai shtoi se në çdo takim me zyrtarët evropianë, që ka jashtëzakonisht shumë të tilla, thekson se gjërat duhet të përparojnë në aspektin e statusit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, është e nevojshme që Serbia dhe Kosova të ulen dhe përfundimisht të bien dakord për disa gjëra.
“Tani hapen disa tema, siç janë taksat doganore, të gjitha gjërat që thjesht shkatërrojnë integrimin tonë. Ajo që na duhet është zero taksa, ose të paktën të jemi të gjithë të barabartë në këtë drejtim”, tha Borisov duke dhënë një shembull të marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Turqisë, të cilat kanë probleme të shumta, por se vazhdimisht takohen dhe flasin rreth tyre.
Borisov thekson se është e nevojshme që të gjithë të kuptojnë se cila është rruga e drejtë, si të bashkëpunojnë dhe të jenë të gjithë së bashku.”Në qoftë se ne nuk mund të dakordohemi këtu, ndoshta nuk është keq të zihemi, të thotë hapur kush çfarë ka për të thënë dhe pastaj e gjithë kjo të rezultojë me një marrëveshje. Me të vërtetë shpresoj se kjo do të jetë një bisedë e suksesshme”, tha kryeministri bullgar.
Ai shprehu keqardhjen për mos prezencën e përfaqësuesve të Kosovës në Samitin e SEECP-së në Sarajevë, por shfrytëzoi rastin dhe u uroi atyre kryesimin e suksesshëm të procesit, të cilin do të marrin nga Bosnjë e Hercegovina.
“Për mua e gjithë kjo që shoh se çfarë po ndodhë është e dhimbshme. Ballkani është pjesa më e bukur e Evropës. Detërat tanë, lumenjtë, Mesdheu, malet, të gjitha këto janë në Ballkan, qendra skijimi të bukura, por ajo që ne kemi nevojë më së shumti janë politikanë të guximshëm”, tha Borisov.
Liderët dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) u mblodhën në takimin plenar të nismave rajonale me të cilën kryeson Bosnjë e Hercegovina.
Samiti që po mbahet në Jahorinë, ku marin pjesë Kryesuesit dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç, president i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, president i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov dhe përfaqësues të Kroacisë, Rumanisë, Greqisë, Moldavisë dhe Sllovenisë.
Në seancën plenare morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ndërsa praninë e tij e anuloi delegacioni i Kosovës.
Pas Samitit në Jahorinë, BeH përfundon procesin e kryesimit një-vjeçar, pas së cilës me këtë nismë do të kryesojë Kosova.
Iniciativa Rajonale SEECP u themelua në vitin 1996 në Sofje me qëllim të forcimit të bashkëpunimiy rajonal, sigurisë dhe stabilitetit.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...