Kryeministri britanik i dërgon letër BE-së: Të rihapen negociatat për Brexit

23:46 | 19 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, i ka dërguar letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ku i ka kërkuar që të rihapen negociatat për marrëveshjen Brexit.

Në letrën e tij, Johnson ka kërkuar që të largohet çështja e kufirit me Irlandën nga marrëveshja e arritur nga paraardhësja e tij, Theresa May, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Kthimin e një kufiri të fortë midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, Johnson e sheh si pengesë për ta larguar Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Mirëpo nga BE e kanë theksuar disa herë se nuk ekziston vullneti për ta rinegociuar marrëveshjen në fjalë.

https://twitter.com/10DowningStreet/status/1163533208396468224

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme