Google ADS

Kryeministri britanik, Boris Johnson vetëizolohet në shtëpi

15:13 | 16 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, është vetëizoluar në banesën e tij ku do të qëndrojë për dy javë pasi zhvilloi një takim me një zyrtar i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Kryeministri britanik, përmes një postimi në Twitter shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.

Johnson zhvilloi të enjten (12 nëntor) një takim që zgjati 35 minuta me disa deputetë, ku ishte pjesëmarrës edhe Lee Anderson, i cili më pas rezultoi pozitiv.

Të ngjashme