Kryeministri britanik Boris Johnson gjatë vizitës në Indi, ka deklaruar para gazetarëve se ekzistojnë “gjasa reale” që lufta në Ukrainë të mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm, por këmbënguli se Vladimir Putini nuk do t’ia arrijë ta thyejë moralin e ukrainasve, raporton BBC.
Ai këto komente i bërë kur pyet nga gazetarët që të deklarohet lidhur me komentet e zyrtarëve perëndimorë, që sugjerojnë se Putini akoma është në pozitë që të fitojë, pavarësisht strategjisë së gabuar – duke këmbëngulur se lufta mund të zhvillohet deri në fund të vitit 2023.
“Putin ka ushtri të madhe. Ai është në një pozicion shumë të vështirë politik për shkak të gabimit katastrofik që e ka bërë. Opsioni i tij i vetëm tani është të vazhdojë të tentojë të fitojë – duke synuar që përmes artilerisë t’i afrohet qyteteve ukrainase”, shtoi kryeministri britanik.
Megjithatë ai theksoi se pavarësisht luftës së Putinit, Kremlni nuk do t’ia arrijë të thyej shpirtin luftarak të popullit ukrainas.
Vinicius tregon se çfarë iu tha Ancelotti pas pjesës së parë
BQK merr pjesë në takimin vjetorë të FMN-së dhe BB-së në Was...
Policia shqiptoi 2 mijë e 416 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Meta mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë
Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prizren
Ancelotti: Vinicius do ta fitojë Topin e Artë