Duke folur në Parlamentin Evropian këtë të martë, kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo , tha se liritë do të testohen këtë vit.
Në një shenjë për mundësinë e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, lideri belg tha se Evropa nuk duhet t’i frikësohet një skenari ku SHBA do ta lërë atë “të vetme”, shkruan The Guardian.
Kryeministri, vendi i të cilit ka marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së, u tha eurodeputetëve:
“2024 do të jetë një vit vendimtar. Shumë është në rrezik për Evropën, shumë për Perëndimin.
Një vit ku demokracitë dhe liritë tona do të vihen në provë. Jo vetëm me zgjedhjet për këtë dhomë, por po aq për Kongresin Amerikan, po aq me zgjedhjet për presidencën amerikane.
Nëse viti 2024 do të na sjellë sërish “America First”, do të jetë më shumë se kurrë Evropë më vete. Ne si evropianë nuk duhet të kemi frikë nga kjo perspektivë – ne duhet ta përqafojmë atë.
Ne duhet ta përqafojmë atë duke e vendosur Evropën në një bazë më të fortë. Më e fortë, më sovrane, më e mbështetur te vetja. Një Evropë që ofron dhe bën ndryshim në jetët e njerëzve. Mbrojtja e tyre, forcimi i ekonomisë, përgatitja e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.”/abcnews.al
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj