Kryeministri Nikol Pashinyan tha se nuk ka ndonjë simptomë të virusit dhe se do të përpiqet të punojë nga zyra e tij sa më shumë që të jetë e mundur.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, njoftoi se ai dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një video të drejtpërdrejtë në Facebook, Pashinyan tha se ai “me siguri” është infektuar me virusin në një nga takimet e punës në të cilat kishte marrë pjesë.
Ai tha se nuk ka ndonjë simptomë të virusit dhe se do të përpiqet të punojë nga zyra e tij sa më shumë që të jetë e mundur.
Duke theksuar se Armenia “nuk po ia del mirë” në luftimin e virusit COVID-19, ai u bëri thirrje qytetarëve të mësojnë të jetojnë me të.
Që nga e premtja, gjithsej 460 persona tjerë u konfirmuan se janë kontraktuar me COVID-19 në vend, duke arritur gjithsej në 8.676.
Numri i të shëruarve arriti në 3.297, ndërsa numri i vdekjeve në 120.
Gjithashtu, janë bërë 56.042 testime në vend, pasi 4.214 janë akoma duke u trajtuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...